Lidhje

India dhe Pakistani deklarojnë se procesi i paqes është i pakthyeshëm


Udhëheqësit e Pakistanit dhe Indisë deklaruan bashkarisht se procesi i paqes ndërmjet këtyre rivalëve bërthamorë është i pakthyeshëm. Kryeministri i Indisë Manmohan Singh dhe presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf arritën marrëveshje mbi një numër çështjesh, përfshirë edhe hapjen e vijës ndarëse të militarizuar rëndë në rajonin e Kashmirit, gjë që do të nxisë lidhjet tregëtare dhe të biznesit, si dhe hapjen e përfaqësive vitin e ardhshëm.

Deklarata e përbashkët në New Delhi u bë në përfundim të vizitës tri ditëshe të Gjeneralit Musharaf në Indi, para se të nisej për në Filipine. Ai ndodhej në Indi për të ndjekur një ndeshje sportive kriket, por vizita u shndërrua në një rishikim të procesit 14 mujor të paqes.

Çështja e Kashmirit ende mbetet e pazgjidhur. Ky rajon i Himalajeve kontrollohet nga të dyja vendet, por secila palë kërkon kontrollin e tij të plotë dhe ekskluziv. India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy ndër tre luftrat ndërmjet tyre për çështjen e Kashmirit.

XS
SM
MD
LG