Lidhje

Presidenti Bush takohet me Princin e Kurorës, Abdullah


Presidenti Bush priti të hënën në fermën e tij në Teksas, princin e fronit të Arabisë Saudite Abdullah për bisedime në lidhje me ngritjen e pazakontë të çmimeve të naftës e çështje të tjera.

Duke folur me gazetarë pak para mbërritjes së Princit të Kurorës, zoti Bush tha sot se do ta pyeste atë në lidhje me kapacitetin e Arabisë Saudite për të prodhuar naftë.

Ai tha se Princi i Kurorës Abdullah është i vetëdijshëm se çmimet e larta të karburantit kanë dëmtuar tregjet botërore.

Arabia Saudite, e cila është prodhuesja me e madh e naftës në botë, u zotua kohët e fundit për shtimin e prodhimit me 30 për qind gjatë katër viteve të ardhshme.

Presidenti Bush dhe princi saudit kanë gjithashtu në plan të diskutojnë në lidhje me luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit dhe përpjekjet për përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme.

Të djelën, princi i Fronit Abdullah u takua me nënpresientin Dick Cheney në Dallas, por nuk pranuan të komentonin mbi takimin.

Ndërkohë, çmimet e naftës u ngritën të hënën, ndërkohë që këmbyesit në bursë prisnin rezultatet e takimit ndërmjet Presidentit Bush dhe Princit Saudit të Kurorës Abdullah në Teksas.

Arabia Saudite, përveçse vendi që prodhon më shumë naftë në botë, është edhe i vetmi vend-anëtar i OPEC-ut që do të mund të shtonte prodhimin në një kohë të shkurtër.

Çmimi i paracaktuar për furnizimin me naftë për muajin qershor u rrit në bursën e New Yorkut deri me 26 centë, pra, në 55 dollarë e 65 centë për fuqi.

Analistët, për rritjet e çmimeve kohët e fundit, fajësojnë defektet në sektorin e rafinerisë, që e kanë vështirësuar përpunimin e naftës në benzinë për të plotësuar kërkesët e parashikuara të tregut.

Çmimet e naftës së papërpunuar kapën shifra-rekord në 58 dollarë e 28 cent në muajin prill dhe më pas ranë për një farë kohe për t’u ngritur përsëri. //az//
XS
SM
MD
LG