Lidhje

Tiranë: OSBE-ja ofron pajisje për procesin e pastrimit të listave të zgjedhësve


Në Shqipëri OSBE-ja i dhuroi sot Qendrës së Dublimeve pajisjet e nevojshme për procesin e pastrimit të listave të zgjedhësve. Ministri i Pushtetit Vendor Ben Blushi tha se kjo përbën një garanci më të madhe për hartimin e listave sa më të besueshme, ndërsa ambasadori i OSBE-së Pavel Vacek u shpreh se një listë zgjedhësish e përmirësuar është një nga kushtet kryesore për zgjedhje më të mira.

Në fund të muajit të shkuar OSBE-ja dhe Ministria e Pushtetit Vendor nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ngarkohet për të bërë kontrollin në nivel kombëtar të listave të zgjedhësve.

Sipas kodit zgjedhor këto lista janë hartuar nga kryetarët e bashkive dhe komunave. Qendra operacionale nuk do të bëjë gjë tjetër vecse do të verifikojë nëse një emër është regjistruar dy herë në vende të ndryshme. Qendra vetëm sinjalizon kryetarët e bashkive dhe komunave të cilët vendosin më pas për të bërë ndryshimet.

Sot OSBE-ja i dhuroi qendrës pajisjet dhe sistemin e nevojshëm kompjuterik. Ambasadori i OSBE-së Pavel Vacek saktësoi dhe një herë se nga shërbimi i ofruar prej Ministrisë së Pushtetit Vendor nuk do të ketë asnjë ndryshim të listave apo fshirje të të dhënave dhe se përgjegjësia mbetet sërish e kryetarëve të bashkive dhe komunave.

Ministri Ben Blushi e konsideroi dhurimn e pajisjeve si një garanci më të madhe për procesin e hartimit të listave: "Dua të them pa hezitim që sot kemi një garanci më të madhe për një proces të hartimit të listave sa më të besueshme. Kjo mund të qetësojë shumkënd prej atyre që kanë patur dhe vazhdojnë të kenë mosbesim në listat e zgjedhësve".

Ministri Blush garantoi se qendra do të jetë e hapur për të gjithë ata që janë të interesuar të kontrollojnë procesin: "Qendra operacionale e dublimeve mbetet dhe do të mbetet e hapur për të gjithë aktorët politikë të interesuar për të mbikqyrur mbarëvajtjen e procesit të hartimit të listave duke nisur nga komisioni i posacëm parlamentar".

Nga ana e tij ambasadori i OSBE-së Pavel Vacek theksoi dhe një herë rëndëisnë që ka hartimi i saktë i listave të zgjedhësve: "Një listë zgjedhësish e përmirësuar përbën një nga kushtet kryesore për zgjedhje më të mira", tha ambasadori Vacek.

Në të njejtën linjë edhe ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Lutz Salzman sipas të cilit kjo përpjekje e OSBE-së dhe Ministrisë së Pushtetit vendor do të ndihmojë duke patur një impakt pozitiv në besueshmërinë e zgjedhjeve të ardhshme.

Ministria e Pushtetrit Vendor së bashku me OSBE-në dhe Komisionin Europian po shohin mundësinë për shtyrjen e afatit të përfundimit të listave paraprake për ti dhënë më shumë kohë votuesve që të njihen me to.

XS
SM
MD
LG