Lidhje

Votuesit afganë përgatiten për zgjedhjet e përgjithshme


Në Afganistan, të gjithë personat mbi 25 vjeç tani mund të regjistrohen për të konkuruar në zgjedhjet e shtatorit për Asamblenë e Përgjithshme. Pritet që mijëra kandidatë të konkurojnë për 249 vendet e Asamblesë. Regjistrimi do të vazhdojë deri me 19 maj. Emri dhe simboli i çdo kandidati do të përfshihet në fletëvotim për të ndihmuar ata që nuk dinë të lexojnë. Më shumë se dhjetë milionë afganë do të kenë të drejtë vote. Votuesit gjithashtu do të zgjedhin përfaqësuesit për 34 Këshillat Provinciale.

"Këto zgjedhje, thotë Bissmillah Bissmil i Këshillit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Afganistanit që do të merret me zgjedhjet, janë një kthesë e madhe në historinë e trazuar të Afganistanit." "Me këto zgjedhje do të kemi një qeveri përfaqësuese demokratike dhe fundin e sundimit të dhunës," tha zoti Bissmil.

Por disa afganas thonë se ekstremistët e dhunshëm dhe grupe private kryengritësish vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për procesin demokratik. Krerët e fiseve janë akoma në fuqi dhe nuk janë çarmatosur krejtësisht, thotë Abdul Khaliq Nemat, udhëheqës i Partisë së Kordinimit Kombëtar. Kercënimet nga grupet e armatosura, thotë ai, e bëjnë të vështirë për njerëzit që të zgjedhin njerëzit që dëshirojnë për t’u përfaqësuar në parlament.

Pankartat e partive politike mund të shihen në shumë vende publike në shumë qytete dhe fshatra në Afganistan. Televizioni, radioja dhe gazetat trajtojnë shumë komente dhe debate rreth çështjeve që i shqetësojnë votuesit. Azam Iqbal, zëdhënës i komisionit elektoral, thotë se populli afganas po ingranohet tërësisht në procesin elektoral. " Njerëzit janë shumë të entuziazmuar rreth zgjedhjeve. Presim që të kemi ndërmjet pesë deri dhjetë mijë kandidatë në zgjedhje,” thotë zoti Iqbal.

Shtetet e Bashkuara ndërkohë kanë kontribuar me 12 milionë dollarë për zgjedhjet e ardhshme afgane. Amerika dhe vende të tjera do të vazhdojnë të ndihmojnë Afganistanin që të krijojë kushtet e nevojshme të sigurisë dhe të mbrojë votuesit dhe kandidatët nga dhuna.

Presidenti George W. Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë popullin afgan në rrugën e tyre drejt demorkacisë. “ Ata që shpresojnë për liri mund të sulmohen dhe sfidohen, tha presidenti Bush, por në fund të fundit, ata nuk do të zhgënjehen, sepse liria është produkt i njerëzimit dhe ajo është drejtimi i historisë.

XS
SM
MD
LG