Lidhje

Strategji e re për luftën kundër terrorizmit


Gazeta Washington Post thekson se administrata e presidentit Bush ka filluar një rishikim të brendshëm të politikave të saj anti-terroriste me qëllim që të ndryshojë nga strategjia e ndjekjes së operativëve të al-Kaidës në një strategji më të gjerë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Gazeta shkruan në numrin e saj të sotëm se strategjia e re është në përgjigje të ndryshimeve të rrjetit al-Kaida, i cili është decentralizuar më tej pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë për gazetën se duhet gjetur një model i ri anti-terrorizmi për t’u përballur me përhapjen e shpejtë globale të luftëtarëve islamikë të al-Kaidës.

Zyrtarët thonë se goditja e al-Kaidës në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ishte një manovër taktike e logjikshme. Por ata shtojnë se është vështirë të goditen udhëheqësit e rinj të grupeve terroriste, pasi ata inkuadrohen në shoqëri të ndryshme dhe përshtaten me lehtësi në to.

Strategjia e re për të cilin diskuton artikulli është ndryshimi i parë i rëndësishëm i politikave anti-terroriste të administratës së presidentit Bush që pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.

XS
SM
MD
LG