Lidhje

Dominik dë Villëpë, kryeministri i ri i Francës


Presidenti francez Zhak Shirak emëroi Dominik dë Villëpë si kryeministrin e ri të vendit, dy ditë pasi votuesit francezë hodhën poshtë projekt-kushtetutën e Bashkimit Evropian.

Zoti Dë Villëpë zëvendëson Zhan Pier Rafarë, i cili paraqiti sot dorëheqjen për shkak të mosmiratimit të projekt-kushtetutës në referendum. Presidenti Shirak i drejtohet kombit me një fjalim mbi shqetësime si papunësia në rritje dhe pakënaqësia e gjerë me politikat shtetërore në Francë.

Në Uashington, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe shtoi se u takon votuesve në Evropë të marrin vendimin lidhur me kushtetutën.

Kushtetuta evropiajne duhet të miratohet nga të 25 vendet anëtare që të hyjë në fuqi. Ajo synon të shmangë burokracitë në procesin vendim-marrës të bllokut.

XS
SM
MD
LG