Lidhje

Petersen: E ardhmja e Kosovës në duart e autoriteteve vendase


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Soren Jessen-Petersen tha sot në Prishtinë se e ardhmja e Kosovës tash është tërësisht në duart e autoriteteve vendase të Kosovës dhe ato duhet të jenë të bashkuara. Ai i bëri këto komente në aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Kombet e Bashkuara.

Zoti Jessen-Petersen shprehu besimin e tij se së shpejti do të fillojë vlerësimi gjithëpërfshirës i standardeve që do të hap rrugën për fillimin e procesit të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Prandaj, theksoi ai, me bashkim ka mundësi që të ecet përpara, ndërsa çfarëdo ndarjeje në Kosovë do të vinte në dyshim përparimin. Ai paralajmëroi se të enjten do të mbledhë në Prishtinë përfaqësuesit kryesor politik për të filluar punën e një forumi politik gjithëpërfshirës një nismë kjo e vetë zotit Jessen-Petersen në përpjekje për bashkimin e pozitës dhe opozitës lidhur me çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës.

XS
SM
MD
LG