Lidhje

Karla del Ponte bën përsëri thirrje për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Karla del Ponte bëri përsëri thirrje për arrestimin dhe ekstradimin në Hagë të të dyshuarve për krime lufte, Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic.

Zonja Del Ponte e bëri këtë thirrje në kryeqytetin e Bosnje-Hercegocinës, Sarajevë, ku u takua me ndërmjetësin kryesor ndërkombëtar për Bosnjen, Paddy Ashdown, si dhe me komandantë të paqeruajtësve të Bashkimit Evropian dhe të Natos në këtë vend.

Ajo shfaqi shpresë se video-kaseta e gjetur kohët e fundit, në të cilën tregoheshin anëtarë të një njësie paraushtarake sërbe, që ekzekutonin civilë pasi forcat sërbe futën nën kontroll Srebrenicën, do të ndihmojë në përshpejtimin e arrestimit të dy të akuzuarve.

Prokurorët e Gjykatës së Hagës e paraqitën videokasetën me filmime të mërkurën gjatë dëshmisë në gjyqin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Presidenti serb Boris Tadic shprehu shqetësim të thellë dje. Autoritetet sërbe arrestuan gjithashtu 10 anëtarë të njësisë që tregoheshin në video-kasetë.

XS
SM
MD
LG