Lidhje

Presidenti Bush ngre pikëpyetje për rolin e presidentit të sapozgjedhur të Iranit në krizën e pengjeve të vitit 1979


Presidenti Bush tha se akuzat që presidenti i sapozgjedhur i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad ka luajtur një rol kyç në krizën e pengjeve në Teheran më 1979 ngrenë shumë pikëpyetje.

Presidenti u tha gazetarëve sot se ai nuk kishte informacione të tjera rreth akuzave, por shprehu bindjen se paqartësitë rreth rolit të mundshëm të zotit Ahmadinexhad në atë incident do të sqarohen.

Departamenti amerikan i shtetit tha se Teherani duhet të shprehet qartë lidhur me këtë çështje.

Zoti Ahmadinejad ishte në të 20-tat në kohën e krizës së pengjeve dhe nuk u është përgjigjur publikisht akuzave, por aleatët e tij i mohuan ato.

Disa ish-pengje amerikanë, të mbajtur në Iran më shumë se 25 vjet më parë, e cilësuan zotin Ahmadinejad si një njeri mizor, që i merrte ata në pyetje. Por pengje të tjerë thanë se nuk e mbajnë mënd atë.

Një grup studentësh radikalë iranianë hynë në ambasadën amerikane në Teheran në nëntor të vitit 1979 dhe mbajtën 52 amerikanë peng për 444 ditë.

XS
SM
MD
LG