Lidhje

KQZ pritet të përfundojë procedurat të premten


Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të përfundojë të gjitha procedurat të premten e ardhshme.

Sot dhe nesër komisioni po merret vetëm më çështje administrative që kanë të bëjnë me zbardhjen e vendimeve të marra deri më tani. Të premten pritet të merret në shqyrtim ankesa e kandidatit socialist Kastriot Islami për numërimin e disa kutive të votimit.

Të gjithë çështjet e shqyrtuara nga komisioni kanë kaluar në kolegjin zgjedhor, i cili deri më tani nuk ka ndryshuar asnjë vendim. Me përfundimin e shqyrtimeve nga ky kolegj, hapet rruga për diskutimet lidhur me datën e thirrjes së parlamentit të ri dhe formimit zyrtar më pas të qeverisë së ardhshme.

Partia Demokratike po vazhdon bisedimet me aleatët e saj, ndërsa Komiteti i Orientimit të politikave është duke përgatitur programin për 100 ditët e para të qeverisjes dhe ndërhyrjet më urgjente që pritet të realizojë kabineti që do të kryesohet nga kryetari demokrat Sali Berisha

XS
SM
MD
LG