Lidhje

Iraku tronditet përsëri nga dhuna


Iraku u trondit përsëri sot nga dhuna, ndërsa afrohet afati i së hënës për përfundimin e projekt-kushtetutës. Policia thotë se gjashtë persona, përfshirë të paktën dy oficerë policie, u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdadin perëndimor.

Të paktën shtatë persona të tjerë u plagosën. Ushtria amerikane deklaroi se ofensiva e saj e përbashkët me forcat irakiane në Irakun perëndimor, e quajtur “Operacioni Goditja e Shpejtë” përfundoi sot. Ushtria tha se 36 kryengritësit e dyshuar janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.

Gjatë operacionit u zbuluan gjithashtu edhe nëntë makina bombë dhe 28 bomba të tjera. Shtetet e Bashkuara dhe qeveria irakiane shpresojnë që një kushtetutë e re demokratike të ndihmojë t’i jepet fund kryengritjes së udhëhequr nga arabët suni, por për shumë çështje nuk është rënë ende dakord nga grupet e ndryshme fetare dhe etnike të Irakut.

XS
SM
MD
LG