Lidhje

Socialistët bullgarë dhe një parti e pakicës turke nënshkruan marrëveshjen për formimin e qeverisë së re


Socialistët bullgarë, partia e qendrës që po largohet dhe një parti e pakicës turke, nënshkruan marrëveshjen për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja e sotme i hap rrugën zgjidhjes së krizës paszgjedhore që e la vendin të bllokuar për 7 javë. Udhëheqësi i Partisë Socialiste që fitoi në zgjedhje, Sergei Stanishev, tha se partia e tij, së bashku me Lëvizjen Kombëtare për Mbretin Simeon dhe Lëvizjen për Liritë e të Drejtat, kanë të njejtat objektiva: integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe përgjegjësinë sociale.

Në bazë të marrëveshjes, zoti Stanishev, do të shërbejë si kryeministër i qeverisë së re, që do të ketë anëtarë kabineti nga të tre forcat politike. Zoti Stanishev thotë se marrëveshja e re shënon angazhimin e Bullgarisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG