Lidhje

Të paktën 8 mijë e 500 kolonë izraelitë janë larguar nga Rripi i Gazës


Të paktën 8 mijë e 500 kolonë izraelitë janë larguar nga Rripi i Gazës. Rreth 500 banorë të Natzarimit hipën sot në autobuzë të blinduar dhe u nisën drejt Jeruzalemit dhe më pas shkuan në kolonitë e tyre në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Më herët ata ranë dakord të largoheshin nga Natzarimi vullnetarisht, pasi u lutën së bashku me ushtarët, që ishin dërguar për t’i shpërngulur ata. Buldozerët izraelitë kanë filluar të shkatërrojnë shtëpitë në 20 vendbanime të tjera të evakuara në Gaza.

Izraeli do të fillojë shkatërrimin e bazave ushtarake në atë territor javën e ardhshme. Në qytetin e Gazës, udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz e quajti tërheqjen nga Gaza si fillimi i një tërheqjeje të plotë izraelite nga tokat palestineze. Ai i tha një grupi prej 400 palestinezët invalid si pasojë e kryengritjes kundër Izraelit se palestinezët nuk do të pushojnë derisa izraelitët të largohen nga të gjitha tokat palestineze.

Ndërkohë mijëra trupa izraelite dhe policë kanë zënë pozicionet pranë dy vendbanimeve në Bregun Perendimor që do të evakuohen nesër. Rreth 2 mijë ultra-nacionalistë mendohet të jenë ngujuar në vendbanimet Sanur dhe Homesh, të cilat u boshatisën më parë nga banorët.

XS
SM
MD
LG