Lidhje

Kodi i da Vinçit përsëri në qendër të vëmendjes


Kodi i da Vinçit, një nga romanet më të shitur në botë me rreth 25 milion kopje, me autor Dan Brown, i cili ngjalli shume polemika pas botimit, ka tërhequr vëmendjen e industrisë së filmit. Tematika misterioze – një shoqëri e fshehtë që mendohet se mbronte pasardhësit e Krishtit - po hidhet tani në celuloid. Romani ka ngjallur polemika tek besimtarët e krishterë. Zyrtarët e krishterë në mbarë botën ndihen të fyer nga romani i cili i vë në pikëpyetje shumë nga mësimet e krishtera, mes të tjerash duke hedhur supozimet se Jezu Krishti dhe Maria Magdalena kanë patur një fëmijë së bashku.

Ndërsa aktori Tom Hanks xhironte një skenë për filmin Kodi i DaVincit në një kishë londineze, jashtë saj murgesha Mary Michael lutej në shenjë proteste.

“Nuk kam mendur se ndonjëherë do të protestoja para katredales për të mbrojtur besimin tim.”

Por më parë, zyrtarët e lartë që mbulojnë edhe këtë kishë hodhën poshtë kërkesën e regjisorit Ron Howard për të filmuar brenda kishës.

Përfaqësuesit e kishës kanë shprehur shqetsimet tek producentët se filmi mund të jape një pasqyrë të rremë të krishtërimit tek një audiencë më e gjerë.

“Problemi është se njerëzve do t’u serviret një ngjarje e trilluar rreth asaj për të cilën kisha nënkupton tek njerëzimi, një pamje e trilluar se kush ishte Jezu Krishti”, thotë Frank Maniscalco i Konferencës amerikane të Peshkopëve Katolikë.

“Nëse filmi do të pasqyrojë me përpikmëri librin, kjo do të fyente miliona të krishterë. Por edhe nëse filmi anashkalon pikat kryesore të librit, dashamirësit do të thonë se ngjarjet e librit nuk janë pasqyruarf me besnikëri,” thotë kritiku Michael Medved.

Prifti Richard McBrien i cili shërben si konsulent për producentët tha se filmi faktikisht do të jetë ndryshe nga romani.

“Filmi do të anashkalojë disa skena që mund të jenë cilësuar si fyese për katolikët apo të tjerët”, thotë Richard McBrian, profesor teologjie në Universitetin Notre Dame.

Por askush nga titullarët e filmit nuk pranon të tregojë se cilat janë ndryshimet me librin. Që nga dalja e librit në treg, kishat në Evropë kanë vërejtur një rritje dramatike të turistëve në kërkim të Kodit të Da Vinçit.

XS
SM
MD
LG