Lidhje

Presidenti Bush mbikqyr përpjekjet e rimëkëmbjes pas uraganit Katrina


Presidenti Bush do të kthehet në Washington, duke i dhënë kështu fund pushimeve në fermën e tij në Texas, për të mbikqyrur përpjekjet e rimëkëmbjes nga uragani Katrina. Autoritetet vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit pas arritjes së uraganit Katrina në brigjet e Gjirit të Meksikës. Guvernatori i shtetit Misisipi Haley Barbour tha se numri i të vdekurve mund të ketë arritur deri në 80 vetë vetëm në një distrikt të Misisipit.

Stuhia e fuqishme solli shkatërrime në shkallë të gjerë në shtetet Luiziana, Alabama dhe Misisipi. Ajo shkaktoi këputjen e linjave elektrike, shkuli pemë nga rrënjët, shkatërroi shtëpi dhe ndërtesa si dhe krijoi vërshime të mëdha. Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në çatitë e shtëpive të përmbytura. Numri i të vdekurve pritet të rritet. Linjat elektrike kanë rënë dhe autoritetet po i paralajmërojnë banorët të mos kthehen në shtëpitë e tyre.

Uragani preku tokën dje dhe më shumë se 1 milion banorë kanë mbetur pa energji. Zyrtarët thonë se do të duhet të kalojnë javë para se banorët të lejohen të kthehen. Meteorologët thonë se stuhia është e përqendruar tani në Misisipin verior dhe po lëviz drejt verilindjes.

XS
SM
MD
LG