Lidhje

SHBA: Fillon seanca për konfirmimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë


Senati amerikan filloi seancën me pyetje përgjigje për konfirminin e kandidat të zgjedhur nga Presidenti Bush për postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë Amerikane, John Roberts.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Bill Frist tha se pret që senati do ta miratojë gjykatësin Roberts para se të fillojë sesioni i ri i Gjykatës së Lartë më 3 tetor. Por demokratët e opozitës sinjalizuan sot se do ti drejtojnë pyetjet të vështira kandidatit.

Në fjalën e hapjes, senatori Ted Kennedy tha se është shumë i shqetësuar përsa i përket vendosmërisë së gjykatësit Roberts për mundësi të barabarta. Senatori Joe Biden tha se ai kërkon të dijë nëse gjykatësi Roberts e shikon Kushtetutën si një dokument në ndryshim apo që i ka kaluar koha.

Senatorët republikanë i thanë kandidatit se ai nuk është i detyruar të tregojë sesi do të gjykonte në raste të veçanta. Në se konfirmohet në senat, 50 vjeçari Roberts do të zëvendësojë të ndjerin William Rehnquist.

XS
SM
MD
LG