Lidhje

Qeveria shqiptare i ofron Shteteve të Bashkuara 300 mijë dollarë në ndihmë të uraganit


Qeveria shqiptare vendosi sot ti ofrojë Shtetevë të Bashkuara 300 mijë dollarë në formën e ndihmës për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani Katrina në Shtetin e Luizianës.

Kjo shumë do të përballohet nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare e cila mbajti kështu premtimin e dhënë që para se të merrte në dorë drejtimin e vendit. Qeveria është shprehur se kjo ndihmë jepet në kuadër të shprehjes së solidaritetit dhe humanizmit ndaj popullit mik amerikan dhe qeverisë së tij.

Me vendimin e saj qeveria e Shqipërisë i bashkohet ndihmës së ofruar nga shumë qeveri të vendeve të ndryshme të botës për të lehtësuar sado pak pasojat dhe mbi të gjitha procesin e rimëkëmbjes në shtetin e Luizianës.

XS
SM
MD
LG