Lidhje

Komandanti Kejsi: Trupat amerikane mund të tërhiqen nga Iraku vitin e ardhshëm


Komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Xhorxh Kejsi, tha se trupat amerikane mund të fillojnë të tërhiqen vitin e ardhshëm, por kjo, shtoi ai, do të varet nga kushtet gjatë dhe pas zgjedhjeve të ardhshme irakiane.

Gjeneral Kejsi tha sot para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare në përcaktimin në se forcat amerikane mund të fillojnë të tërhiqen.

Një referendum për kushtetutën e re është në plan të mbahet më 15 tetor ndërsa zgjedhjet do të mbahen në dhjetor.

Gjeneral Kejsi tha se kryengritësit do të përpiqen të dëmtojnë procesin kalimtar, por ai shtoi se ata do të dështojnë.

Disa prej senatorëve në seancë shprehën skepticizëm rreth vlerësimit optimist të gjeneralit rreth gjendjes aktuale në Irak. Senatori demokrat Karl Levin tha se është i shqetësuar rreth kundërshtimit të sunive arabë ndaj kushtetutës irakiane.

XS
SM
MD
LG