Lidhje

Kroaci: Tre të arrestuar lidhur me një sulm në Kishën Ortodokse


Policia kroate njoftoi për arrestimin e tre njerëzve që kishin lidhje me një sulm të enjten ndaj një Kishe Ortodokëse sërbe në qytetin Sibenik në pjesën jugore të vendit.

Zyrtarët e policisë thonë se të tre personat përballen me akuza për shkatërrimin e pronës. Ata i përshkruan të arrestuarit si banorë vendas të dehur, që thyen dyert dhe dritaret e kishës dhe u larguan kur mbërriti policia.

Anëtarët e Kishës Ortodokse Sërbe përbëjnë një pakicë të rëndësishme të banorëve të Kroacisë.

Më shumë se 150 mijë sërbë të Kroacisë u larguan nga vendit kur filluan luftimet në vitin 1991 pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia

.

XS
SM
MD
LG