Lidhje

Irak: Vriten 25 vetë në një shpërthim me makinë bombë


Një makinë bombë shpërtheu para një xhamie shi’ite në qytetin Hillah në Irak, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 25 personave, në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Policia thotë se afro 90 të tjerë u plagosën sot në mbrëmje ndërsa besimtarët mblidhedhin në xhami për t’u lutur, para se të ndërprisnin agjërimin.

Sulmi bëhet 10 ditë para datës së parashikuar për mbajtjen e referendumit për kushtetutën e re dhe në klimën e shqetësimeve në rritje për përshkallëzim të dhunës.

Po sot parlamenti, pas një presioni ndërkombëtar, votoi për të shfuqizuar disa dispozita të reja për zgjedhjet, për të cilat ligjvënësit shiitë dhe kurdë ishin akuzuar se i kishin miratuar për të garantuar miratimin e dokumentit themeltar.

Po sot, një video që mbante datën 12 shtator u nxorr në internet dhe iu atribuua grupit ekstremist Ansar al-Sunna. Pamjet e saj tregonin ekzekutimin me prerje koke të dy personavem për të cilët ky grup tha se ishin dy irakianë që kishin spiunuar për ushtrinë amerikane.// lk

XS
SM
MD
LG