Lidhje

Rusia shprehet kundër kalimit të çështjes së Iranit në Këshillin e Sigurimit


Rusia thotë se është dakord me Shtetet e Bashkuara se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore, por Moska nuk shikon ndonjë arësye që çështja iraniane t'i kalohet Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri këto komente sot pas bisedimeve në Moskë me sekretaren amerikane të shtetit Kondoliza Rajs.

Zoti Lavrov tha se me këtë çështje duhet të merret agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike. Por Sekretarja Rajs nguli këmbë që alternativa për ta dëguar çështjen në Këshillin e Sigurimit të mbtetet e hapur nëse Irani nuk bie dakord për negociata lidhur me programin e tij bërthamor. Irani i mohon akuzat amerikane dhe evropiane se po përpiqet fshehurazi të prodhojë armë bërthamore.

Më pas Sekretarja Rajs u takua me presidentin rus Vladimir Putin i cili vlerësoi suksesin e turneut të saj në pesë vende aziatike.

XS
SM
MD
LG