Lidhje

Gjermani: Paraqitet lista e plotë e kabinetit të ri


Kancelarja e re e Gjermanisë, Agela Merkel, përfundoi listën e emrave të kabinetit të saj, duke emëruar disa ministra konservatorë. Ndër postet kryesore janë ato të Franz Josef Jung si Ministër i Mbrojtjes dhe Wolfgang Schaeuble si Ministër i Brendshëm.

Zoti Schaeuble ka shërbyer në këtë post edhe në qeverinë e kancelarit Helmut Kohl. Partia Kristian-demokrate e zonjës Merkel fitoi me një rezultat tepër të ngushtë në zgjedhjet e 18 shtatorit ndaj partisë Socialdemokrate të kancelarit Gerhard Shrëder.

Dy partitë ranë dakort për formimin e një koalicioni të përbashkët qeverisës ku zonja Merkel do të mbajë postin e Kamcelares dhe rivalët socialdemorkatë do të kenë shumicën e ministrive.

XS
SM
MD
LG