Lidhje

Harta kompjuterike në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësitë


Kohët e fundit, një agjenci qeveritare amerikane zbulimi, Agjencia Kombëtare e Gjeohapësirës, ka krijuar një faqe kompjuterike me adresën www.hurricaneimagery.org , ku i ofrohen publikut pamje të zonave të dëmtuara nga uragani Katrina.

Hartat e vendosura në faqen kompjuterike mund të zmadhohen disa herë, duke i dhënë kështu mundësinë njerëzve të shohin me hollësi dëmtimet që i janë shkaktuar shtëpive të tyre në pjesë të veçanta. Duke përdorur zmadhimin disa herë të objekteve në hartë, banorët e zonave të dëmtuara kanë mundësinë për të dalluar edhe shumë detaje të tjera të banesave të tyre dhe ambjentit përreth.

Nëpërmjet publikimit të hartave të shtëpive, spitaleve, rrugëve, urave dhe objekteve të tjera të rëndësishme, për një zonë të banuar, u jepet informacioni i nevojshëm edhe shërbimeve të emergjencës. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Gjeohapësirës, thonë se tani të dhënat e përdorura për përpilimin e hartave kompjuterike do të shfrytëzohen edhe për fatkeqësi të tjera natyrore, si në rastin e tërmetit shkatërrimtar të Pakistanit dhe në rrëshqitejet e dheut në Guatemalë.// lk

XS
SM
MD
LG