Lidhje

Shpërthim vetvrasës në Izrael


Një palestinez kreu një shpërthim vetvrasës në qytetin bregdetar të Haderës, në Izrael, duke vrarë të paktën 5 vetë dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Televizioni izraelit dha pamje të rrënojave pas shpërthimit, që shkatërroi një pjesë të madhe të tregut qendror të qytetit në veri të Tel Avivit.

Grupi ekstremist Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin. Në një intervistë, një komandant i lartë i Xhihadit Islamik tha se sulmi ishte një shpagim për vrasjen të dielën nga izraelitët të një tjetër zyrtari të lartë të Xhihadit në Bregun Perëndimor. Komandanti Abu al-Muaman tha se grupi i tij nuk do të rrijë pa reaguar ndaj këtyre sulmeve izraelite me objektiv komandantët e tij.

Udhëheqësi palestinez Mahmud Abbas e dënoi sulmin e sotëm, duke thënë se ai dëmton interesat palestineze dhe është shkelje e marrëveshjes 8-muajshe për ndalimin e luftimeve.

Izraeli kreu sot sulme ajrore dhe me artileri në Gazë, pasi forcat ekstremiste palestineze kryen një sulm me raketa në Izraeliin jugor. Nuk ka patur njoftime për viktima.
XS
SM
MD
LG