Lidhje

Izraeli fillon një ofensivë ushtarake kundër ekstremistëve palestinezë


Izraeli ka filluar një ofensivë ushtarake kundër ekstremistëve palestinezë, për të cilën Kryeministri Ariel Sharon tha se do të përfundojë kur të ndalen sulmet kundër Izraelit. Dhjetra trupa izraelite të shoqëruara me tanke dhe helikopterë kanë hyrë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor dhe kanë rrethuar shtëpinë e një udhëheqësi vendor të organizatës ekstremiste Xhihadi Islamik.

Për këtë njoftim deri tani nuk janë dhenë hollësi të tjera. Por kjo lëvizje është bërë një ditë pasi një anëtar i xhihadit islamik aktivizoi një bombë nga e cila gjeten vdekjen 5 izraelitë në pjesen qëndrore të Izraelit, dhe vetëm disa orë pasi kryeminsitri i Izraelit , Ariel Sharon urdhëroi ndërmarrjen e një ofensive të gjerë kundër grupeve ekstremiste.

Zoti sharon tha sot se operacionet ushtarake izraelite nuk do të ndalojnë deri sa të pëprfundojnë sulmet palestineze. Ai akuzoi gjithashtu udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas se nuk po mer masa për shkatërrimin e grupeve ekzremiste.

Sot në mengjes, një aeroplan izraelit kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës. Objektiv ishin fushat që Izraeli thotë se përdoren nga ekstremistët për të kryer sulme me raketa në pjesen jugore të Izraelit.

Sharon: Irani duhet të përjashtohet nga OKB-ja

Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon tha sot se Irani duhet të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara, pasi presidenti i tij bëri thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit. Zoti Sharon u bëri jehonë komenteve të mëparshme të zëvëndës-kryeministrit Shimon Peres, i cili tha se asnjë anëtar i OKB-së nuk duhet të bëjë thirrje për shkatërrimin e një tjetri. Zoti Sharon shtoi se një vend i tillë, që zotëron armë bërthamore, përbën rrezik jo vetëm për Izraelin, por edhe për Evropën. Dje, Presidenti konservator i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad tha gjatë një konference me temë, “Një Botë pa Sionizmin” se Izraeli duhet të “zhduket nga harta” siç u shpreh ai. Kometet e tij u dënuan ashpër nga vendet perëndimore dhe kanë shtuar shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar lidhur me ambicjet bërthamore të Teheranit. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se në mënyrë të fshehtë përpiqet të zhvillojë armë bërthamoire, akuzë të cilin Teherani e mohon.

XS
SM
MD
LG