Lidhje

Gjermani: Angela Merkel zgjidhet si Kancelarja e parë grua e vendit


Parlamenti gjerman zgjodhi konservatoren Angela Merkel si gruan e parë në postin e kancelares së vendit. Zonja Merkel mori sot 397 vota pro nga parlamenti me 614 anëtarë. Ajo do të jetë kancelarja e tetë e Gjermanisë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Zonja Merkel do të udhëheqë një qeveri koalicioni në të cilën të përfshihen demokratë të qendrës së majtë të ish-kancelarit Gerhard Shroder, i cili largohet nga posti pasi shërbeu si kancelar për 7 vjet. Bashkimi Kristian-Demokrat i zonjës Merkel dhe Social-Demokratët formuan një të ashtu-quajtur “Koalicioni i Madh” pasi asnjëra parti nuk mori shumicën në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.

Detyra më e rëndësishme e zonjës Merkel në postin e kancelares do të jetë rigjallërimi i ekonomisë gjermane. Qeveria e saj pritet të vërë në zbatim kufizime në shpenzime dhe rritje taksash për të ulur deficitin buxhetor.

XS
SM
MD
LG