Lidhje

Pentagonit i kërkohet të informojë për njoftime për artikuj të paguar në median irakiane


Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Forcat e Armatosura i kërkoi Departamentit të Mbrojtjes që t’u përgjigjet njoftimeve sipas së cilave ushtria amerikane i ka paguar gazetat irakiane që të shkruajnë artikuj pro-amerikanë për luftën në Irak.

Senatori republikan John Warner nxorri dje një deklaratë ku thushte se nuk kishte informacion që t’i konfirmonte, ose t’i hidhte poshtë njoftime të tilla.

Ai tha se i ka kërkuar Pentagonit që të informojë sot anëtarët e Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura.

Po dje, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se edhe administrata po kërkon më shumë informacion nga Departamenti i Mbrojtjes.

Të mërkurën, gazeta Los Angelos Times njoftoi për herë të parë për programin për të botuar artikuj të favorshëm në organet irakiane të shtypit. Gazeta shkruante se ushtarët amerikanë i shkruanin artikujt dhe ia paraqisnin ato shtypit irakian si shkrime të paanshme nga gazetarë të pavarur. Departamenti i Mbrojtjes tha se po e shqyrton këtë çështje.

XS
SM
MD
LG