Lidhje

Qeveria amerikane po shqyrton njoftimet  për vrasjen e udhëheqësit kryesorë të al-Kaidës


Këshilltari i Presidentit Bush për Sigurimin Kombëtar thotë se qeveria amerikane po shqyrton njoftimet se një nga udhëheqësit kryesorë të al-Kaidës u vra të enjten në Pakistan, por se nuk mund ta konfirmojë vdekjen e tij.

Stivën Hadli tha për televizionin “Fox News” se tani për tani Uashingtoni nuk është në gjendje të konfirmojë publikisht vdekjen e egjiptianit Abu Hamza Rabia. Zoti Hadli e cilësoi zoti Rabia si një person tepër negativ, i cili u vu në krye të operacioneve të al-Kaidës pas kapjes në Pakistan në muajin maj të shefit të mëparshëm të operacioneve të këtij rrjeti, Abu Faraxh al-Libi.

Zyrtarë pakistanezë thanë dje se Abu Hamza Rabia, që konsiderohet numri tre në hierarkinë e al-Qaidës, u vra bashkë me katër persona të tjerë nga një shpërthim në rajonin e thellë të Veziristanit në veriperëndim të Pakistanit. Abu Hamza Rabia mendohet se ka dorë në disa plane për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, si dhe përpjekjet për të vrarë Presidentin pakistanez, Pervez Musharraf.

XS
SM
MD
LG