Lidhje

Dy dëshmitarë të tjerë dolën para gjykatës speciale e cila po gjykon ish diktatorin Saddam Hussein


Në Irak, dy dëshmitarë të tjerë dolën sot para gjykatës speciale e cila po gjykon ish diktatorin Saddam Hussein dhe 7 ish ndihmës të tij për vrasjen e më shumë se 140 myslimanëve shiitë 23 vjet më parë.

Seanca, e cila u transmetua në televizion, filloi disa orë me vonesë sepse Saddami nuk pranoi të marrë pjesë me ankesën se e kishin keqtrajtuar. Një nga dëshmitarët, i cili foli prapa perdes për të fshehur identitetin, i tregoi gjykatës se si ishte arrestuar dhe ishte mbajtur me shumë pak ujë dhe ushqim për disa ditë me radhë. Saddami dhe të pandehurit e tjerë akuzohen se dhanë urdhër për masat kundër banorëve të Duxhailit pas dështimit të një atentati kundër tij në vitin 1982.

Pas dëshmive të sotme, gjykatësi kryesor Rizgar Mohammed Amin e shtyu seancën për dy javë në mënyrë që vendi të mund të përqendrohet te zgjedhjet parlamentare të së enjtes. Nëse gjendet fajtor, Saddami mund të dënohet me vdekje.

XS
SM
MD
LG