Lidhje

Irak: Ushtarët, të burgosurit dhe të sëmurët e spitaleve votojnë për zgjedhjet parlamentare


Në Irak, ushtarët, të burgosurit dhe të sëmurët e spitaleve filluan votimet për zgjedhjet parlamentare, tre ditë para se ato të zhvillohen për të gjithë popullatën. Votat e para u hodhën ndërkohë që kryengritësit vranë 7 persona në Bagdat.

Pjesa kryesore e zgjedhjeve do të mbahet të enjten nën masa të shtuara të sigurisë. Autoritetet po mbyllin aeroportet dhe kufijtë e Irakut dhe po u vënë kufizime udhëtimeve kudo në vend. Duke filluar nga nesër, edhe ndalimqarkullimet do të shtohen. Votuesit irakianë që jetojnë jashtë do të fillojë të votojnë nesër në 15 vende të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, sot një ushtar amerikan u vra nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në Bagdad. Një makinë bombë shkaktoi vrasjen e të paktën dy personave të tjerë në një pjesë tjetër të qytetit. Gjithashtu, disa shkëmbime zjarri lanë kanë irakianë të vdekur, duke përfshirë të paktën një polic. Në Falluxha, zyrtarët thonë se një person vetvrasës sulmoi një autokolonë amerikane duke plagosur një marins.

XS
SM
MD
LG