Lidhje

Autoriteti i Konkurrencës vendos të gjobisë AMC-në me 1 milionë e 600 mijë dollarë


Në Shqipëri autoriteti i konkurrencës, institucioni i ngarkuar për ruajtjen e rregullave në treg vendosi dje të gjobisë me mbi 1 milionë 600 mijë dollarë kompaninë e telefonisë së lëvizshme, Albanian Mobile Communication për shkak se kjo kompani ka refuzuar në mënyrë të përsëritur t’i dorëzojë këtij institucioni informacionet e kërkuara prej tij.

Kompania AMC është vendosur nën hetim për mundësinë e pozitës dominuese në treg dhe për këtë arsye autoriteti i konkurrencës kishte kërkuar një seri të dhënash duke paralajmëruar siç thuhet në njoftimin e këtij autoriteti edhe për sanksione të mundshme.

Pak muaj më parë, ishte Ministri i Ekonomisë Genc Ruli i cili denoncoi publikisht këtë kompani se asnjëherë nuk ka dorëzuar pranë entit rregullator të komonukacioit tarifat që ajo aplikonte. Ministri Ruli foli për mundësinë e një evazioni prej disa dhjetra milionë dollarësh nga kjo kompani. AMC në pronësi të një shoqërie greke është e para kompani në fushën e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.

Së bashku me kompaninë tjetër Vodafon, ato numërojnë të dyja mbi një milionë e 200 mijë klientë, ndonëse tarifat e aplikuara prej tyre janë ndër më të lartat, krahasuar me shumë vende të Evropës.

XS
SM
MD
LG