Lidhje

Iraku dhe zgjedhjet per asamblene kombetare


Në Irak, pjesa më e madhe e qyteteve ishin të qeta në prag të zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare te se enjtes, të cilat irakianët shpresojnë se do të sjellin sigurinë dhe qëndrueshmërinë në vend. Shkollat, bizneset dhe kufiri i vendit ishin mbyllur dhe trafiku rrugor u ndalua, në valën e masave të rrepta të sigurisë.

Presidenti Xhalal Talabani u bëri thirrje 15 milionë irakianëve me të drejtë vote të hedhin votën e tyre, duke thënë se pjesëmarrja e madhe do t’i jepte qeverisë legjitimitetin e nevojshëm për të mundur terroristët. Zyrtarët thonë se më tepër se 6 mijë kandidatë janë regjistruar për të konkuruar për 275 vendet e Parllamentit.

Megjithatë, edhe te merkuren pati disa raste me dhunë... Në qytetin e Mosulit, një sulm me bombë ndaj një patrulle të policisë la të vdekur dy policë. Po ashtu, mijëra protestues shiitë demonstruan në Bagdad dhe në disa qytete me popullsi shiite lidhur me komentet e bëra nga një politikan suni në televizonin Al-Xhazira, i cili tha se klerikët shiitë nuk duhet të ndërhyjnë në politikë.

XS
SM
MD
LG