Lidhje

Bën betimin presidenti i ri polak Les Kazinski


Presidenti i ri i Polonisë Les Kazinski premtoi se do të luftojë korrupsionin, do të përmirësojë ekonominë dhe do ta shkëpusë vendin përfundimisht nga e kaluara komuniste.

Duke folur në parlament pas betimit si president, zoti Kazinski përmendi drejtësinë, solidaritetin dhe ndershmërinë si vlerat e tij në luftën për të kapërcyer gabimet në reformat e bëra 16 vitet e fundit, pas rënies së sundimit komunist. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, Francën dhe Gjermaninë si dhe me Shtetet e Bashkuara. Ai shfaqi gjithashtuj shpresën për përmirësimin e lidhjeve me Rusinë dhe për marrëdhënie më të mira me Ukrainën.

Presidenti Kazinski, i cili po fillon një mandat 5-vjeçar, i ze vendin Aleksandër Kvashnjevskit, i cili ishte president i Polonisë për një dekadë. Vëllai binjak i presidentit të ri, Jaroslav, drejton partinë e Ligjit dhe Drejtësisë, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

XS
SM
MD
LG