Lidhje

Irak: Koalicioni shiit kundërshton akuzat e sunive se zgjedhjet parlamentare ishin të manipuluara


Koalicioni shiit që drejton Irakun po kundërshton akuzat e arabëve suni se zgjedhjet parlamentare të dhjetorit ishin të manipuluara. Një udhëheqës i Aleancës shiite për Irakun e Bashkuar, Xhevad al-Maliki tha se rezultatet duhet pranuar dhe se vullneti i popullit duhet respektuar. Rezultatet paraprake tregojnë se koalicioni shiit ka fituar më shumë vota.

Mijëra suni dolën në rrugët e Bagdatit dhe në qytetet të tjera të premten për të protestuar kundër zgjedhjeve të 15 dhjetorit. Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld vizitoi sot trupat amerikane në Mosul.

Të shtunën në Faluxha zoti Ramsfeld njoftoi se forcat luftarake amerikane në Irak do të pakësohen në fillim të vitit tjetër me dy batalione ose me rreth 7 mijë trupa. //az//

XS
SM
MD
LG