Lidhje

Presidenti Bush: 2005-sa, një vit arritjesh të mëdha në historinë e lirisë


Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, që sot përkon edhe me festën e Vitit të Ri, Presidenti Bush tha se 2005-sa, ishte një vit arritjesh të mëdha në historinë e lirisë.

Presidenti përshëndeti sot zgjedhjet në Irak, që siç tha ai, shënojnë qeverinë e parë kushtetore demokratike në botën arabe. Po ashtu ai përshëndeti edhe zgjedhjen e parlamentit demokratik në Afganistan.

Si arritje të tjera të vitit 2005 presidenti përmendi zhvillimin e ekonomisë amerikane, që siç theksoi ai, shihet me zili nga mbarë bota për ritmet e saj të rritjes.

XS
SM
MD
LG