Lidhje

Irak: Të paktën 7 të vrarë në dy incidente të veçanta


Të paktën 7 vetë u vranë sot në Irak në dy incidente të veçanta. Autoritetet irakiane thonë se 5 persona u vranë nga shpërthimi i një bombe në afërsi të zyrave të një prej partive suni në qytetin al-Kalis.

Në një incident tjetër, dy policë humbën jetën në Bagdat.

Nga zhvillimet e tjera, Sudani njoftoi se do të mbyllë ambasadën e tij në Irak, në përpjekje për të siguruar lirimin e 5 pengjeve sudaneze. Al-Kaida e Irakut kishte njoftuar se do t'i vriste pengjet sot, në se Sudani nuk e mbyllte misionin diplomatik në Bagdat.

XS
SM
MD
LG