Lidhje

Irak: Vriten dy persona gjatë protestave në Kirkuk


Forcat irakiane të sigurimit vranë dje dy persona gjatë përleshjeve me demonstrues që protestonin ndaj çmimeve të larta të karburantit dhe shërbimeve të dobëta qeveritare.

Zyrtarët thanë se trazirat shpërthyen në qytetin verior të pasur me naftë të Kirkukut, pasi protestuesit i vunë zjarrin një stacioni benzine dhe një godine të një kompanie nafte. Më pas policia vendosi ndalim-qarkullimin në qytet.

Ndërkohë, kryengritësit aktivizuan një sërë shpërthimesh në gjithë vendin, duke plagosur të paktën 20 persona. Një nga shpërthimet ndodhi pranë një rafinerie të rëndësishme nafte në Bagdad, duke i vënë zjarrin një tubacioni.

Zyrtarët sudanezë thanë se pesë anëtarë të personelit të ambasadës së tyre në Bagdad u liruan nga rrëmbyesit, pasi qeveria e tyre tha se do ta mbyllte misionin e tij diplomatik në Irak. Ndërkohë, u lirua edhe një qipriot i rrëmbyer para katër muajsh.

XS
SM
MD
LG