Lidhje

Spanja vendos kufizime të reje për pirjen e duhanit në vende publike


Spanja, e cila solli duhanin në Evropë nga Amerika para 500 vjetësh, e filloi 2006 me kufizime të reja për pirjen e duhanit në vende publike.

Duke filluar nga 1 janari, në Spanjë nuk mund të pihet më duhan në zyra, autobuzë, stacione metroje dhe vende të tjera publike si dyqanet.

Baret dhe restorantet me një sipërfaqe më të madhe se 1 mijë e 100 metra katrore mund të krijojnë mjedise më vete ku mund të pihet duhan.

Spanja zë vendin e dytë në Evropë, pas Greqisë për pirjen e duhanit. Sipas statistikave zyrtare rreth 50 mijë vetë në Spanjë gjejnë vdekjen çdo vit nga duhani.

Megjithë ankesat nga ata që pinë duhan dhe nga pronarët e restoranteve, sipas një ankete të këtyre ditëve, 70 përqind e banorëve i pranojnë masat e reja kufizuese.

Masa kufizuese ndaj duhanit hynë në fuqi më 1 janar edhe në Belgjikë.

XS
SM
MD
LG