Lidhje

Virxhinia Perëndimore: I mbijetuari i vetëm në gjendje kritike


I mbijetuari i vetëm i tragjedisë në një minierë qymyrguri në Virxhinian Perëndimore është në gjendje kritike ndërsa komuniteti përpiqet të përballojë humbjen e 12 minatorëve dhe një natë njoftimesh kundërthënëse.

Një zëdhënës i spitalit tha sot se 27 vjeçari Randal McCloy është dihidratuar por po reagon ndaj trajtimeve mjekësore. Ekspertët thanë se mosha e tij mund ta ketë ndihmuar atë të luftojë efektet e monoksidit të karbonit pasi shpërthimi bllokoi atë dhe punonjësit e tjerë në një minierë të hënën paradite.

Ndërkohë zyrtarët e minierës thanë se komunikimi jo i mirë çoi në njoftimet e gabuara se 12 minatorët kishin mbijetuar nga tragjedia. Thashethemet dje në mbrëmje bënë që të afërmit e minatorëve të festonin për tre orë pranë një kishe në qytetin Sago para se zyrtarët e minierës t’u jepnin lajmin troditës se vetëm një minatorë ishte gjetur gjallë.

Presidenti Bush tha sot se vendi po mban zi për viktimat dhe po kërkon ndihmën e Zotit për ata që i kanë zemrat e thyera nga tragjedia.

XS
SM
MD
LG