Lidhje

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Iranit të mos rifillojë aktivitetet bërthamore


Bashkimi Evropian i bëri thirrje Iranit të mos rifillojë aktivitetet bërthamore javën e ardhshme, siç ka në plan të bëjë, pasi një gjë e tillë do të vinte seriozisht në rrezik rifillimin e bisedimeve.

Në një deklaratë, Austria, presidentja e radhës e Bashkimit, tha se blloku shpreh keqardhje për njoftimin e Iranit, i cili u bë në një kohë që komunitetit ndërkombëtar ka dyshime për natyrën paqësore të programit të Iranit. Zyrtarët iranianë thanë të martën se Teherani do të rifillojë punën kërkimore për pasurimin e uraniumit, që e kishte pazulluar para dy vjetësh.

Ndërkohë zyrtarët rusë dhe ata iranianë po zhvillojnë sot bisedime në Teheran, mbi një kompromis që synon t’i japë fund ballafaqimit të Iranit me perëndimin mbi programin bërthamor. Moska ka propozuar që Irani ta pasurojë uraniumin në Rusi, për të qetësuar shqetësimet e perëndimit se teknologjia e pasurimit mund ta lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij ka vetëm synime paqësore. Gjatë javëve të fundit zyrtarët iranianë kanë dërguar mesazhe kontradiktore rreth propozimit rus.

XS
SM
MD
LG