Kryeministri izraelit Ariel Sharon filloi të marrë frymë vetë, pa ndihmën e aparaturave, dhe lëvizi krahun dhe këmbën e djathtë ndërsa mjekët po e nxjerin nga gjendja e komës.
Mjeku Shlomo Mor-Yosef tha se ekipi i mjekëve po e pakëson anestezinë dhe se lëvizjet e gjymtyrëve ishin më shumta dje.
Por mjeku shtoi se zoti Sharon vazhdon të jetë i pavetëdijshëm dhe në gjendje kritike.
Udhëheqësi 77 vjeçar ka qenë në gjendje të thellë kome që kur përsoi hemoragji cerebrale të mërkurën.
Mjekët thonë se është ende herët të bëjnë një vlerësim të saktë të funksionimit të trurit të tij.
Ata kanë thënë se shanset që ai të jetojë janë të mira, por theksojnë se ai ndoshta nuk do të jetë në gjendje të rikthet si kryeministër.