Lidhje

22 të vrarë nga dy shpërthime në qendër të Bagdatit


Zyrtarët irakiane thanë se dy shpërthime gati të njëkohësishme në Bagdat vranë të paktën 22 persona dhe plagosën 25 të tjerë në qendër të qytetit. Zyrtarët thanë se të dy sulmet ndodhën sot mbasdite afër një kafeneje.

Ndërkohë, grupe muslimane dhe familja e gazetares së rrëmbyer amerikane, Jill Carroll, vazhdojnë të bëjnë thirrje për lirimin e saj.

Zyrtarë irakianë thanë se i kanë kërkuar ushtrisë amerikane të lirojë gjashtë nga tetë gratë irakiane të burgosura. Por ata shtuan se kjo kërkesë nuk ka lidhje me kërkesat e rrëmbyesve që mbajnë peng gazetaren amerikane. Sipas agjencisë së lajmeve Rojter, një zëdhënës i Pentagonit tha se zyrtarët nuk parashikojnë që të zgjidhin statusin e grave të ndaluara në të ardhmen e afërt.

Gjithashtu sot, një grup ekspertësh ndërkombëtarë tha se në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit në Irak janë vënë re disa manipulime. Por grupi tha se në përgjithësi, shkeljet ishin të vogla dhe nuk do të ndikojnë në rezultatet e votimit që pritet të shpallen javën e ardhëshme.

XS
SM
MD
LG