Lidhje

Irak: Partitë fetare shi’ite kanë marrë shumicën e vendeve në parlament


Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje fituesve të zgjedhjeve parlamentare të Irakut të formojnë një qeveri që përfaqëson interesat e të gjithë irakianëve.

Rezultatet përfundimtare të njoftuara të premtën tregojnë se partitë fetare shiite kanë marrë pjesën më të madhe të vendeve në parlament, por jo shumicën absolute.

Shiitët kanë siguruar 128 nga 275 vendet e parlamentit. Irakianët suni morën 55 vende, të pasuar nga kurdët me 53 vende.

Një zëdhënës i Presidentit Bush tha se populli irakian pret që anëtarët e parlamentit të ri të formojnë një qeveri të efektshme dhe të përgjegjshme, e cila do t’u shërbejë të gjithë irakianëve, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare.

Partitë politike kanë dy ditë afat për të apeluar rezultatet e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG