Lidhje

Xhema: Udhëheqja paqësore e Presidentit Rugova u siguroi shqiptarëve të Kosovës mbështetje në mbarë botën


Një veprimtar i komunitetit shqiptar, afaristi në Nju York Xhim Xhema thotë se shpreson se udhëheqësit e Kosovës do të vazhdojnë në rrugën e zotit Rugova, e cila u siguroi shqiptarëve përkrahje ndërkombëtare.

Presidenti Rugova, thotë zoti Xhema, ishte një udhëheqës largpamës, një njeri që mbronte idenë e mjeteve paqësore, por i vendosur në udhëheqjen e shqiptarëve drejt pavarësisë. Është vërtetë një tragjedi, shton ai, që Presidenti Rugova nuk jetoi të gëzonte pavarësinë e Kosovës.

"Shpresoj që udhëheqësit e rinj të Kosovës, thotë ai, të përqafojnë udhëheqjen paqësore të President Rugovës, një qëndrim që u ka siguruar shqiptarëve mbështetje në pjesën më të madhe të botës". //ad//

XS
SM
MD
LG