Lidhje

OKB-ja bën thirrje për të ulur tensionet rreth programit bërthamor të Iranit


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan, bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme diplomatike për të ulur tensionet rreth programit bërthamor të Iranit.

Duke folur sot në Dubai, ai tha se vendimi i djeshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, për t’ia raportuar Irnamin Këshillit të Sigurimit, nuk është fundi i rrugës, siç u shpreh ai. Zoti Anan i bëri thirrje Iranit të marë masa për të shtuar besimin tek vendet e tjera, duke vënë në dukje se në fund të shkurtit Agjencia për Energjinë Atomike do t’i paraqesë një raport Këshillit të Sigurimit për Iranin.

Dje pas votimit të Agjencisë, Irani tha se nuk do t’i lejonte më inspektorët ndërkombëtarë të bënin vizita të paplanifikuara në objektet e tij dhe do të fillonte pasurimin e uraniumit. Ministri i jashtëm francez e paralajmëroi Iranin për pasoja serioze, në se e izolon veten nga komuniteti ndërkombëtar. Perëndimi e akuzon Teheranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Irani e mohon.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, i paralajmëroi udhëheqësit botërorë të mos e kërcënojnë Iranin dhe ai bëri thirrje për negociata. Zoti Lavrov i bëri këto komente, pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i tha një gazete gjermane se alternativa ushtarake ndaj Iranit duhet të mbahet e hapur. //rd//

XS
SM
MD
LG