Lidhje

Grupi muzikor U-2, fitues i pesë çmimeve Gremi


Grupi irlandez i rokut U2 ishte fituesi i numrit më të madh të çmimeve Gremi. Grupi irlandez fitoi pesë çmime Gremi, mes tyre ato të dy kategorive kryesore: për albumin dhe këngën e vitit. Mariah Carey shënoi rikthimin e fuqishëm në botën e muzikës, duke fituar Gremin e dytë në karrierën e saj muzikore. Ceremonia e çmimeve Gremi u zhvillua mbrëmë në Los Anxhelos:

Mbrëmja u dominua nga grupi irlandez U2 me pesë çmime Gremi, mes të cilave për albumin më të mirë të vitit “ How to Dismantle an Atomic Bomb”, -për këngën e vitit .“Sometimes You Can’t Make it in Your Own”. Ndërsa “City of Blinding Lights” fitoi në kategorinë e këngës më të mirë rock.

Grupi ‘Green Day” fitoi çmimin për regjistrimin e vitit me kengen “Bulevard of Broken Dreams”. Për Maria Kerin, çmimi i mbëmshëm ishte Gremi i parë që nga viti 1990. Ajo konkuroi në tetë kategori, por ndonëse humbi në tre kategoritë kryesore, tre çmimet qe fitoi përforcuan rikthimin e fuqishëm të saj në botën e muzikës, pas një shkëputjeje

Kelli Klarkson fitoi dy çmime Grammy, për albumin më të mirë pop, si dhe për debutimin më të mirë të muzikës pop nga një këngëtare me kengen “Since U Been Gone”.

Kengetari John Legend fitoi tre çmime Gremi, mes tyre debutimin e këngëtarit më të mirë R&B me këngën “ Ordinary People”. Ndërkohë i mirënjohuri Kanye West fitoi tre çmime Grammy, përfshi albumin më të mirë rap me “Late Registration” dhe solon më të mirë rap me këngën “Gold Digger”.//lk

XS
SM
MD
LG