Lidhje

Kryeministri grek Kostas Karamanlis ndryshon kabinetin e tij


Kryeministri grek Kostas Karamanlis zëvëndësoi Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes në ndryshimet e para të mëdha në kabinetin e tij që nga viti 2004 kur erdhi në pushtet.

Burimet zyrtare greke thonë se Kryetarja e Bashkisë së Athinës, Dora Bakojanis u emërua ministre e Jashtëme dhe Evengjelos Meimarakis do të marrë postin e Ministrit pa Portofol. Kryeministri Karamanlis gjithashtu zëvëndësoi Ministrin e Rendit Jorgo Voulgarakis, i cili është kritikuar për rolin e tij në një skandal regjistrimi bisedash. Vendin e tij do ta zërë Vieron Polidoras, ndërsa zoti Voulgarakis do të marrë postin e Ministrit të Kulturës.

Një zëdhënës i qeverisë greke tha se ndryshimet kanë si qëllim përmirësimin e shërbimit publik dhe nxitjen e ekonomisë. Në kuadër të këtij riorganizimi eleminohen gjithashtu gjashte poste zëvëndësministrash.//lk

XS
SM
MD
LG