Lidhje

Koshtunica: Pavarësia e Kosovës do të çonte përsëri në dhunë në Ballkan


Kryeministri i Sërbisë, Vojisllav Koshtunica, paralajmëroi sot se pavarësia për Kosovën do të çonte përsëri në dhunë në Ballkan.

Gjatë një fjalimi sot në parlament kryeministri Koshtunica, tha se Sërbia nuk do të pranojë kurrë që Kosova të bëhet shtet i pavarur. Zgjidhja e çështjes së Kosovës konsiderohet si jetike për stabilitetin në Ballkan.

Po sot, një grup i vogël veprimtarësh sërbë demonstruan para parlamentit të Sërbisë, duke kërkuar që qeveria të bëjë hetime lidhur me krimet, për të cilat thuhet se janë kryer nga shqiptarët dhe të ndihmojë në gjetjen e sërbëve, që figurojnë të zhdukur që pas konfliktit. Kryeministri Koshtunica përsëriti ofertën që Beogradi u ka bërë shqiptarëve: autonomi të plotë, por brënda kufijve të Sërbisë. //rd//

XS
SM
MD
LG