Lidhje

Olmert: Rusia gaboi që zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Hamasit


Kryeministri i përkohshëm izraelit, Ehud Olmert tha se Rusia bëri gabim që zhvilloi bisedime me udhëheqësit e grupit islamik palestinez Hamas.

Zoti Olmert i tha presidentit rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike se bisedimet e Moskës do ta inkurajojnë Hamasin të mos ndryshojë platformën e tij, në të cilën kërkohet shkatërrimi i Izraelit.

Zoti Putin diskutoi në telefon rreth bisedimeve edhe me Presidentin Bush, i cili theksoi nevojën që Hamasi të njohë Izraelin dhe të heqë dorë nga dhuna, hapa që Hamasi refuzoi t’i ndërmarrë gjatë bisedimeve me Rusinë të premten dhe të shtunën.

Zoti Putin i ftoi udhëheqësit e Hamasit në Moskë pas fitores së kësaj organizate në zgjedhjet e përgjithshme palestineze.

Gjatë qendrimit në Rusi, zyrtarët e Hamasit u takuan me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov dhe me kreun e Kishës Ortodokse ruse Patriarkun Aleksej,

Po te dielen, zyrtarët izraelitë thanë se zoti Olmert ka në plan të ndërmarrë një tjetër tërheqje të njëanëshme nga disa vendbanime të Bregut Perëndimor nëse partia e tij Kadima fiton zgjedhjet që do të mbahen në fund të këtij muaji.//ii

XS
SM
MD
LG