Presidenti Bush filloi një seri fjalimesh me rastin e trevjetorit të fillimit të luftës në Irak, ndërkohë që anketat tregojnë që mbështetja e publikut për të ka rënë në pikën më të ulët ndonjëherë.
Zoti Bush tha sot në radio se shpreson, që deri nga fundi i vitit, më shumë territor do të ndodhet nën kontrollin e forcave irakiane, se sa të forcave të koalicionit. Ai lavdëroi gjithashtu udhëheqjen irakiane për përpjekjet e saj për rikthimin e qetësisë pas shpërthimit të muajit të kaluar në Xhaminë e Artë, një nga vendet më të shenjta për shiitët.
Presidenti Bush tha se forcat irakiane kanë treguar se janë të afta të dalin mbi dallimet sektare për një Irak të bashkuar.
Fjalimi i tij mbahet vetëm disa ditë pasi një anketë publike tregoi se 77 për qind e amerikanëve mendojnë se Iraku po shkon drejt një lufte civile dhe se vetëm 37 për qind mendojnë pozitivisht për punën e Presidentit Bush.